RMV: DITËT NË VIJIM ME VRANËSIRA DHE ME RESHJE TË SHIUT

 

MAQEDONI: DITËT NË VIJIM ME VRANËSIRA DHE ME RESHJE TË SHIUT

Siç informon DPHM, moti në ditët në vijim do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, dhe reshje lokale të shiut poashtu priten edhe reshje të borës  në disa vise më të larta.

Më shumë reshje priten të hënën, ku do të fryjë erë mesatare, ndërsa të martën dhe të mërkurën erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Të shtunën dhe të dielën nëpër fushëgropa në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperatura maksimale të shtunën do të jetë 10 grad, ndërsa të dielën pritet të sillet rreth 12 gradë. Sipas DPHM nga e hëna pritet të ketë  ulje të temperaturave./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.