ME 1 SHKURT FILLON GJYSMËVJETORI I DYTË. ONLINE APO ME PRANI FIZIKE?

ME 1 SHKURT NID GJYSMËVJETORI I DYTË. ONLINE APO ME PRANI FIZIKE?

Deri në fund të javës Qeveria do të vendos nëse mësimi në gjysmëvjetorin e dytë prej 1 Shkurtit do të fillojë me prani fizike apo online, deklaroi ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.

“Deri në fund të javës do të kemi takime dhe para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë do të ketë edhe qëndrim të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe të Shtabit të krizës. I kemi parasysh edhe thirrjet nga UNICEF-i, i cili është për prani fizike gjatë mësimit, ndërkaq ne të gjithë, edhe kuadri mësimor, jemi të vetëdijshëm për përfitimet nga prania fizike. Sipas të dhënave, në gjysmëvjetorin e dytë, patëm numër shumë të vogël të fëmijëve të infektuar. Vendimi ynë do të ishte i lehtë nëse do ta kishim variantin e njëjtë të virusit siç ishte në shtator dhe tetor. Tani ka variant të ri, por edhe kjo nuk do të thotë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë me prani fizike do ta rrisë numrin e të infektuarve”, deklaroi Shaqiri.

Çfarëdo që të jetë vendimi, tha ai, MASH-i do të jetë në komunikim të vazhdueshëm dhe çdo ditë do të ketë takime me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

“Deri në fund të javës do të ketë vendim përfundimtar dhe çfarëdo që të jetë ai – prania fizike apo onlajn, komentet do të jenë të ndryshme. Por, do të merren parasysh të gjitha përfitimet nga të dy variantet”, tha ministri Shaqiri.

Për shkak të gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike Qeveria në mbledhjen e 17 janarit solli vendim për shtyrje të gjysmëvjetorit të dytë, i cili në vend të 20 janarit, duhet të fillojë më 1 shkurt./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.