3.75 MILIONË EURO SHITET DIAMANTI MË I MADH I ZI NË BOTË

3.75 MILIONË EURO SHITET DIAMANTI MË I MADH I ZI NË BOTË

Enigma, diamanti i zi natyral më i madh në botë prej 555,55 karatësh (111,11 gramë), u shit për 3,75 milionë euro në një ankand në Londër, thonë nga Sotheby’s. Diamanti, i shitur në një ankand onilne u rendit në vitin 2004 si diamanti më i madh i zi natyror në botë dhe madje hyri në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si diamanti më i madh i prerë. Ndryshe nga diamantet klasike që nxirren nga thellësitë e Tokës, diamantet e zeza janë më shumë në sipërfaqe gjë që evokon “origjinën e tyre të mundshme jashtëtokësore”, thonë nga shtëpia e ankandeve.

Sotheby’s shton se këto diamante besohet të kenë origjinën nga një shpërthim meteori ose një supernova që formon asteroidë me diamante që më pas përplasen me Tokën. Diamante të tillë gjenden ekskluzivisht në Brazil dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Struktura e tyre i bën ndër më të vështirat, ndaj është thuajse e pamundur prerja dhe lustrimi. “Enigma” kishte më shumë se 800 karat në formë të ashpër dhe iu deshën më shumë se tre vjet për t’u bluar, raportoi NDTV.

Leave a Reply

Your email address will not be published.