AJO E KONSIDEROI KUJTIMIN E SAJ NJË VARREZË: PJESË TË JETËS SË SAJ ISHIN VARROSUR NË VARRIN E SAJ DHE AJO NUK DONTE T’I RINGJALLTE ATO

“10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme”

E frymëzuar nga neuroshkenca  e cila tregon se pas momentit të vdekjes, pasi zemra ka pushuar së rrahuri, mendja e njeriut mund të qëndrojë aktive edhe për disa minuta Elif Shafak ka filluar të shkruaj romanin  e saj “10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme”.

“Nëse është e vërtetë që pjesa e mendjes që është përgjegjëse për kujtesën afatgjatë është pjesa e fundit që mbyllet, atëherë çfarë kujtojnë të vdekurit? Një mënyrë që më dha një strukturë për librin. Menjëherë ne e dimë se personazhi kryesor ka vdekur, menjëherë e dimë që ajo është vrarë, por meqë mendja e saj është ende duke funksionuar, ne udhëtojmë në historinë e saj.” thekson Elif Shafak në një intervistë për Equality Now.

Libri bazohet në dy shtylla, trajton dy tema paralelisht që ndërlidhen njëra me tjetrën. Frymëzimi i dytë vjen nga një vend që ekziston në periferi të Stambollit, varreza ku janë të margjinalizuarit pa një varrim apo funeral të duhur. Në turqisht përkthimi fjalë për fjalë është varreza e të pashoqëruarve. Sipas autores është shumë e vështirë të marrësh informacione për personat që janë varrosur atje, sepse nuk ka gurë varri por numra. Është një vend aktual ku qeniet njerëzore shndërrohen në numër.

Nëpërmjet historisë së Leila Tequila, një punonjëse seksi të vrarë brutalisht, e hedhur në një kosh, Shafak zgjidh lëmshin e njerëzve që, ashtu si Leila, janë në margjinat shoqërore dhe të dënuar të përfundojnë të varrosur pa monument dhe emër – në Varrezat e Vetmuara. Këta njerëz njohin dy fytyrat e Stambollit – të bukurën, e cila tregon gjithë shkëlqimin e tij sinestetik: ngjyrat e qytetit, erërat e ushqimeve të shijshme, këngët dhe tingujt e jetës në rrugë, por edhe errësirën, e cila zbulon gjithë mizorinë. të qytetit të madh: pisllëku, mjerimi, frika dhe krimi.

Si të gjitha veprat e Elif Shafak, edhe ky roman është i mbushur me ndjeshmëri, butësi dhe mirëkuptim universal për ata që janë të refuzuar, të plagosur dhe të shtyrë nga shoqëria. Sa i përket shkrimit të tij, Shafak thekson:

 “Gjatë gjithë jetës sime kam mbrojtur të drejtat e grave, të drejtat e pakicave, demokracinë dhe lirinë e fjalës. Në librat e mi përpiqem t’u jap zë atyre që nuk kanë zë.”

KRITIKA:

Romani i jashtëzakonshëm i Shafakut “10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme” është një vepër me bukuri brutale dhe butësi të pandërprerë, një klithmë e egër e jetës nga thellësia e varfërisë dhe prostitucionit, në fakt nga vetë varri. Çdo faqe është plot me gjallëri të palëkundur, duke dehur shqisat me ngjyrat, erërat dhe tingujt e Stambollit të papërpunuar dhe e gjithë kjo është e regjistruar me mprehtësi poetike. Është një libër që pavarësisht temës së tij të dhimbshme është thellësisht emocionues, herë-herë lirik, duke festuar luftën këmbëngulëse të njerëzimit për jetën pavarësisht të gjitha pengesave.’ Simon Schama

“Një nga autoret më të mira sot në botë.” Hanif Kureishi

“Thjesht madhështore, një vepër vërtet gjithëpërfshirëse me fuqi dhe bukuri të pashprehur për thelbin e jetës dhe fundin e saj.” Philippe Sands

“Një karnaval i gjallë i jetës dhe vdekjes, mizorisë dhe mirësisë, dashurisë, politikës dhe njerëzimit të thellë. Një gjë e tillë është e mundur vetëm në duart e një tregimtari të patëmetë. Gjuha lirike dhe rrëfimi i Shafakut të lë pa frymë. E shkëlqyer!’ Helena Kennedy

“Një vepër bujare, sentimentale… Ky është një roman që i jep zë të padukshmeve, të paprekshmeve, të abuzuarve dhe të dëmtuarve, duke i kthyer këngët e tyre të dhimbshme në diçka të mrekullueshme.” Francesca Segal, Financial Times

“Elif Shafak shkruan për atë që shumë do të preferonin ta linin pa përshkruar. Kaloni më shumë se 10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të tjetërsuar. Shafak po ndërton një shtëpi të re për ne me fjalë.” Colum McCann /Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.