NJË GRUA AFGANE I SHKRUAN ANGELINA JOLIE, I RRËFEN VUAJTJET E GRAVE ATJE

NJË GRUA AFGANE I SHKRUAN ANGELINA JOLIE, I RRËFEN VUAJTJET E GRAVE ATJE

Angelina Jolie ka ndarë një letër personale në Instagramin e saj, të cilën e mori nga një grua e re nga Afganistani.

“Një grua e re në Afganistan ma dërgoi këtë letë”, shkroi aktorja. Ajo ka shtuar : “Unë po e mbroj identitetin e saj, por ajo nuk ka mundur të kthehet në shkollë që kur talibanët morën pushtetit”. Ndërsa gruaja afgane shkruan se gratë në Afganistan “po arrestohen thjesht për pjesëmarrje në protesta paqësore”.

“Ndjehem sikur gratë nuk kanë asnjë të drejtë të flasin apo të parashtrojnë fjalën e tyre”, shkruante gruaja në letër. “Atyre u hiqen të drejtat e gruas dhe nuk lejohen të bëjnë asgjë në vend”, shtoi ajo. “Ju lutemi, gjurmoni se çfarë po ndodh në Afganistan, ku gratë e reja merren nga shtëpitë e tyre natën nën kërcënimin e armëve dhe zhduken. Kufizime të reja po vendosen për lirinë e grave dhe vajzave dita ditës”, shkroi Angelina.

“Ju lutemi ndihmoni që të mos harrohen” shkruan aktorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.