VESHJET E AKTOREVE TË SERIALIT “SEX AND THE CITY” PAS TYRE MBANIN FSHEHTËSI

Një interesim i jashtëzakonshëm shfaqet tek publiku, dhe jo vetëm, për rikthimin e serialit “Sex and the City”, 17 vjet pas transmetimit të episodit të tij të fundit. Ky serial la gjurmë të madhe në veshjet e përditshme të shumë vajzave dhe grave, në stilin e veshjes ndër vite të cilat ndoqën trendin e veshjeve të aktoreve nga ky serial. Ndërsa nga ana tjetër kjo është një befasi shumë e madhe, e këndshme dhe fitimprurëse edhe për stilistët e modës të cilët mezi presin që veshjet e tyre të paraqiten në film, në veçanti ato ti mbajë Sarah Jessica Parker. Kjo flet shumë se sa kanë përfituar famë të madhe stilistët në prapavijë gjatë shfaqjes së serialit dhe filmave ndër vite.

Në serialin “Sex and the City”, stilisti Manolo Blahnik u krijua në një simbol dhe sinonim për këpucët më të dëshiruara, pasi modelet e këpucëve të tij gjatë sezonit të parë të serialit “luanin” në këmbët e Sarah Jessica Parker . Tani markat e modës dhe shitësit me pakicë shpresojnë që efekti i “Sex and the City” të shfaqet në vazhdimin e shumëpritur të tij “And Just Like That”.

Instagrami luajti rolin e tij të rëndësishëm para shfaqjes së serialit. Miliona njerëz kishin parë foto të Sarah Jessica Parker si Carrie, Christine Davis si Charlotte York Goldenblatt dhe Cynthia Nixon si Miranda Hobbs, ndërsa faqet e shumta të modës në Instagram për mijëra ndjekës të tyre kanë komentuar deri në detajet më të vogla veshjet e tyre.

“Sex and the City” u shfaq në gjashtë sezone nga viti 1998 deri në vitin 2004, e pasuar nga dy filma, në vitin 2008 dhe vitin 2010. Mos  harrojmë pa i përmendur edhe mbretërit e këpucëve Manolo Blahnik dhe Jimmy Choo të cilët kanë përfituar shumë nga seriali  dhe i cili  në fakt rriti popullaritetin e markave të stilistëve, me fokus tek këpucët. Me rritjen e popullaritetit të serialit, u rrit edhe fitimi i tyre i cili  sipas klientëve në Neiman Marcus gjatë vitit 2000 shitjet e Blanik u trefishuan.

Molly Rodgers, një nga kostumografet e “And Just Like That”, thotë se ato mbartin sërish artikuj nga origjinali “Sex and the City” ndoshta për të kënaqur kërkesat e fansave por edhe si shenjë e kërkesës  për një stil më të qëndrueshëm. Për shembull, këpucët legjendare prej sateni blu të Blanik shfaqen në vazhdimet e reja derisa Kerry i kishte veshur ato në dasmën e saj në filmin e parë “Sex and the City”. Në episodet e reja, theksi është te vintage, me Christine Davis të veshur me një bluzë Givenchy nga viti 1996 dhe Cynthia Nixon e cila mban një çantë vintage të Bottega Veneta-s.

Deri në sezonin e dytë në vitin 1999, “Sex and the City” kishte po aq ndikim sa Vogue dhe ishte meritor mjaftë i rëndësishëm për ndryshimin e nocionit të modës në mendësinë patriarkale e cila dominonte në kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.