KUJDES SHPEJTËSINË E AUTOMJETIT MUND TË SHUANI NJË JETË FËMIJE

KUJDES SHPEJTËSINË E AUTOMJETIT MUND TË SHUANI NJË JETË FËMIJE

Brenda nëntë muajsh vitin e kaluar në RMV,  në aksidente trafiku kanë pësuar 736 fëmijë, 5 prej të cilëve kanë pësuar me fatalitet, bëjnë të ditur nga MPB.

“Në periudhën janar – shtator 2022, në aksidente trafiku janë lënduar gjithsej 736 fëmijë, prej tyre lëndime trupore kanë marrë numri më i madh ose 633 fëmijë, pastaj lëndime të rënda trupore kanë marrë 98 fëmijë dhe pesë fëmijë kanë humbur jetën”, bëjnë të ditur nga MPB.

Njëherit kjo ministri bën të ditur se: “Shkaku më i shpeshtë, pra faktor për aksidente trafiku me pasoja fatale është shpejtësia”. Poashtu fajtorë në një masë janë edhe prindërit, sepse, në mënyrë jo të duhur  i ulin në ulësen e përparme dhe nuk e përdorin rripin e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.