ARRESTOHET INFERMIERJA ITALIANE PËR VAKSINIM TË RREJSHËM

ARRESTOHET INFERMIERJA ITALIANE PËR VAKSINIM TË RREJSHËM

Policia në Palermo ka arrestuar një infermiere e cila mashtronte me vaksina duke i mundësuar qytetarëve që nuk dëshironin të vaksinoheshin kundër COVID-19, në mënyrë që ata të arrinin të merrnin certifikatën e vaksinimit. Hetuesit përdorën kamera të fshehta për të filmuar një grua 58-vjeçare që punonte si infermiere në Palermo.

Videoja e cila u bë virale në rrjetet sociale, tregon një punonjëse shëndetësore duke mbushur vaksinën dhe më pas duke e zbrazur përmbajtjen e saj në një shami, duke pretenduar se po e injekton atë në dorë. 58-vjeçarja u arrestua si e dyshuar për mashtrim. Policia italiane pretendon se edhe doza përforcuese që ajo kishte dhënë, ishte false.

Kjo nuk është hera e parë që një infermiere arrestohet në Itali për dyshime në lidhje me falsifikimin e dhënies së vaksinës, raporton Klix.ba. Dhjetëra mjekë dhe infermierë janë arrestuar pasi kanë marrë nga 400 euro për shërbime të tilla. Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit në terren, anti-vaksinuesit i quajnë këto certifikata “super kartona jeshile” dhe janë gati të paguajnë deri në qindra euro për to./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.