COVID-19: DHIMBJA E FYTIT TANI SIMPTOMA MË E ZAKONSHME E KORONAVIRUSIT

COVID-19: DHIMBJA E FYTIT TANI SIMPTOMA MË E ZAKONSHME E KORONAVIRUSIT

Simptomat si ethet ose humbja e nuhatjes të cilat konsideroheshin ndër shenjat më karakteristike të virusit në fillimin e pandemisë, janë më pak të raportuara tani.

Dhimbja e fytit mund të jetë simptoma kryesore që sugjeron se dikush ka zhvilluar COVID-19, sipas të dhënave të reja. Sipas studimit të Zoe COVID, simptomat e radhës më të përhapura janë dhimbja e kokës dhe hunda e bllokuar.

Në fillim të pandemisë, simptoma të tilla si ethet ose humbja e nuhatjes konsideroheshin ndër shenjat më karakteristike të virusit. Por tani ato janë ndër simptomat më pak të raportuara.

Studimi përmend gjithashtu kollën, zërin e ngjirur, teshtitjen, lodhjen dhe dhimbjet e muskujve si simptoma të zakonshme.

Profesor Tim Spector, bashkëthemelues shkencor i Zoe dhe shkencëtar kryesor në Studimin e Shëndetit Zoe, tha se virusi është “ende i shfrenuar” në popullatë.

Ai thotë për Sky News se ” Për momentin aq më shumë që keni ndonjë simptomë të ngjashme me të ftohtin, ka gjasa gati dy herë më shumë të jetë COVID se një ftohje e zakonshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.