DASMA KTHEHET NË TRAGJEDI VDESIN 20 DASMORË

DASMA KTHEHET NË TRAGJEDI VDESIN 20 DASMORË

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe 30 njerëz të tjerë janë të humbur pas përmbysjes së një barke të tejmbushur me njerëz që shkonte drejt një dasme në Pakistan. Më shumë se 100 anëtarë të një rrethi familjar duke përfshirë dhe fëmijë kishin hipur në mjetin e tragjedisë për të lundruar në lumin Indus në Pakistan kur ajo u përmbys.

Rreth 90 njerëz u nxorën nga grupet e shpëtimit teksa anëtarë të shërbimeve të emergjencës përpiqeshin të shpëtonin të mbijetuarit. Zyrtarët thanë se shumica e pasagjerëve ishin gra e fëmijë që shkonin në një martesë familjare në zonën lindore të Sadiqabad. Zyrtari i qeverisë lokale Aslam Tasleem tha se kanë nxjerrë 20 trupa deri dhe shumica janë gra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.