RRETH NJËMIJË TË VDEKUR NGA TEMPERATURAT E LARTA NË DISA VENDE EVROPIANE

RRETH NJËMIJË TË VDEKUR NGA TEMPERATURAT E LARTA NË DISA VENDE EVROPIANE

Disa vende të Evropës po përballen me temperatura të larta. Në Portugali temperaturat kanë shkuar deri në 47 gradë, në Spanjë e Francë 41. Pikërisht për shkak të temperaturave të larta, janë regjistruar mbi njëmijë vdekje. Franca ka evakuuar më shumë se 16,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi.

Problematikë është edhe më shqetësuese situata në Zhirondë të Francës, ku pas evakuimit të turistëve, u larguan edhe stafet e kampingjeve. Në Spanjën jugore, më shumë se 3,200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin. Ndërkohë, zjarret e Portugalisë janë vënë nën kontroll për momentin, ndërsa më shumë se 1000 vdekje i janë atribuar vapës në Portugali dhe Spanjë ditët e fundit. Shërbimi francez i motit ka parashikuar temperatura deri në 41 gradë Celsius, ndërsa priten rekorde të reja.

Në Portugali, temperatura kohët e fundit arriti në 47C. Në Mbretërinë e Bashkuar ka një paralajmërim të kuq për nxehtësi ekstreme në të gjithë pjesët e Anglisë, pasi vendi po përgatitet për temperatura rekord të hënën dhe të martën. Të dhënat publike tregojnë se që nga viti 1884, 10 vitet më të nxehta në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë që nga viti 2002. Nxehtësia ekstreme mund të dëmtojë gjithashtu infrastrukturën, si shkrirja e asfaltit të rrugëve dhe përkulja e linjave hekurudhore.

Britania e Madhe mund të ketë ditën e saj më të nxehtë këtë javë, me temperatura që parashikohen të arrijnë deri në 41 gradë. Disa shkolla janë mbyllur herët ose kanë zgjedhur të mos hapen fare megjithëse qeveria ka nxjerrë udhëzime për t’i mbajtur hapur. Gjithashtu trenat kanë anuluar udhëtimet dhe disa vizita në spitale që nuk janë urgjente, janë anuluar. Sindikatat kërkojnë që punëdhënësit të tregohen të kuptueshëm duke i ofruar punonjësve mundësinë që të mos dalin nga shtëpia, pra të punojnë njësoj si në kohën e pandemisë ose të marrin pushime shtesë për të shmangur mbingarkesën në spitale që mund të vijë si pasojë e të nxehtit.

Në Portugali, zjarret kanë shkatërruar 30,000 hektarë tokë këtë vit, kryesisht në veri. Ky është dëmi më i madh nga zjarri që nga vera e vitit 2017, kur zjarret shkatërruese vranë rreth 100 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.