FËMIJËT NË KIEV NISIN MËSIMIN ONLINE

FËMIJËT NË KIEV NISIN MËSIMIN ONLINE

Nxënësit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev I kthehen mësimit online, jo për shkak të Kovid 19, por për shkak të luftës. Kryetari i Kievit njoftoi për rihapjen e shkollave, duke thënë se orët mësimore do të “përshtaten me kushtet aktuale, duke përdorur platforma të ndryshme mësimore”.  Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake”, tha kryetari i Kievit Vitali Klitschko.

Ndërsa OKB vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve të Ukrainës janë larguar nga vendi si pasojë e luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.