JOHANNA MAZIBUKO NGA AFRIKA E JUGUT FESTON 128 VJETORIN E LINDJES

JOHANNA MAZIBUKO NGA AFRIKA E JUGUT FESTON 128 VJETORIN E LINDJES

Zonja Johanna Mazibuko ka festuar këtë javë 128 vjetorin e lindjes. Sekreti i jetëgjatësisë së saj qëndron tek dieta e qumështit dhe e barishteve të freskëta. Gruaja nga Afrika e Jugut që festoi ditëlindjen besohet se është tashmë personi më i vjetër në botë. Dokumentet e indentitetit që ajo mban thonë se ka lindur në vitin 1894. Prej atëherë ajo llogaritet se ka jetuar në kohën e kolonializmit britanik, në epokën e aparteidit dhe më pas gjatë dy luftërave botërore. Johanna, e cila jeton në Klerksdorp, i tha gazetarëve se është rritur në një fermë misri në qytezën e Ottosdal dhe është më e madhja e 12 fëmijëve.

“Kemi jetuar shumë mirë në fermë, nuk kishim asnjë problem”, tregon ajo, edhe pse nuk dëgjon mirë, por është mjaftueshëm e pavarur sa për të lëvizur vetë nëpër shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.