KËSHILLTARJA RUSE SHKON NË SEANCË ME NGJYRAT E UKRAINËS

KËSHILLTARJA RUSE SHKON NË SEANCË ME NGJYRAT E UKRAINËS

Deputetja e Këshillit Bashkiak në Novosibirsk të Rusisë, Helga Pirogova, me një veshje provokuese ka shkuar në seancën mujore të këtij këshilli, ajo shihet e veshur me një fustan të kaltër, ndërsa në kokë mbanë një buqetë me lule prej luledielli.

Një veprim i tillë i sajë nuk është mirëpritur aspak nga kolegët e këshillit, ata filluan ti bërtasin asaj, kërkuan të ia largonin telefonin dhe ta përjashtonin nga seanca. Pirogova me gjasë është kundër luftës të cilën Rusia ka ndërmarrë ndaj vendit fqinj Ukrainës, dhe për këtë arsye në mënyrë të tillë ka shprehë mbështetjen për Ukrainën.

Luledielli dhe fushat më grurë në njërën anë, dhe në horizont qielli i kaltër janë dy elementet të cilat ndodhën në flamurin ukrainas. Mbi 6000 protestues rusë janë arrestuar në të gjithë Rusinë deri më tani, pasi kanë kundërshtuar sulmin ushtarak rus ndaj ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.