KOSOVA ASHPËRSON MASAT ANTI KOVID

KOSOVA ASHPËRSON MASAT ANTI KOVID

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka njoftuar për 2 mijë e 50 raste me kovid 19. Kjo ka detyruar autoritetet që të mbajtën mbledhjen e Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike. Pas mbledhjes Ministri  i shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se në takim është diskutuar veçanërisht për masat anti-COVID dhe për përhapjen e virusit, por që sipas tij, Kosova qëndron më mirë sesa vendet e rajonit. Ai ka apeluar për vaksinim derisa ka thënë se rekomandimet pritet t’i dërgohen Qeverisë sot në mbrëmje apo nesër në mëngjes.

“U morëm vesh edhe më parë dhe natyrisht se do të ketë  ndryshim të masave. Këto masa do të jenë në proporcion me zhvillimet e përhapjes  së virusit korona dhe do të jenë në balancim me nevojat e zhvillimit të fëmijëve nëpër shkolla, me mbajtjen e shkollave hapur e të ekonomisë hapur. Megjithatë po shfrytëzoj rastin edhe një herë që secili prej neve duhet të vaksinohet, madje edhe fëmijët duhet të vaksinohen. E ata që e kanë marrë dozën e parë duhet ta marrin të dytën e kështu më radhë.”, ka thënë Latifi.

Ai nuk ka dhënë detaje duke thënë se kanë diskutuar të mbyllen lokalet në orën 22. Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se shteti ka interesim që t’i mbajë shkollat hapur, pavarësisht rritjes së rasteve pozitive te fëmijët. Ajo ka bërë të ditur se sot gjatë ditës do të mblidhet task-forca e kësaj ministrie për të diskutuar për situatën e krijuar dhe nesër prapë do të ketë takim. Aktualisht në Kosovë janë mbi 7200 raste aktive me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.