MBI 11 MILION TË ZHVENDOSUR NGA UKRAINA, 60% E TYRE FËMIJË

MBI 11 MILION TË ZHVENDOSUR NGA UKRAINA, 60% E TYRE FËMIJË

Agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se mbi 11 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë që nga fillimi i sulmit ushtarak rus më 24 Shkurt. Sipas të dhënave që janë mbledhur deri më 1 Prill, mbi 7.1 milionë persona janë zhvendosur brenda Ukrainës, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Ndërkaq, 4.24 milionë persona të tjerë janë larguar jashtë vendit, tha agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR.

“Banorët po vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe se nevojat humanitare në terren po vazhdojnë të përkeqësohen”, tha shefi i IOM-it, Antonio Vitorino.

Ai tha se korridoret humanitare janë “nevojë emergjente” në mënyrë që të mundësohet evakuim i sigurt i civilëve dhe të garantohet transport i sigurt, duke shtuar se ka nevojë për ndihmë humanitare për personat e zhvendosur brenda vendit. Sipas një hulumtimi të IOM, mbi 60 për qind e të zhvendosurve janë fëmijë, ndërkaq, 57 për qind janë të moshuar. Afër 30 për qind janë persona me sëmundje kronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.