MINJTË PO TRAJNOHEN PËR TË NDIHMUAR TË MBIJETUARIT E TËRMETEVE

MINJTË PO TRAJNOHEN PËR TË NDIHMUAR TË MBIJETUARIT E TËRMETEVE

Minjtë janë duke u trajnuar në një projekt, për t’u bërë shpëtimtarët e të mbijetuarve nga tërmetet, raporton CNN.

Projekti, i konceptuar nga një organizatë jofitimprurëse belge APOPO, po përgatit minjtë duke i vendosur çanta shpine të vogla dhe të teknologjisë së lartë për të ndihmuar ekipet e shpëtimit të kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave në zonat e fatkeqësive.

“Minjtë janë zakonisht mjaft kureshtarë dhe pëlqejnë të eksplorojnë – dhe ky është çelësi për kërkimin dhe shpëtimin”, thotë Donna Kean, një shkencëtare.

“Përveç frymës së tyre aventureske, madhësia e tyre  dhe nuhatja i bëjnë minjtë të përsosur për të gjetur gjërat në hapësira të ngushta”, shton ajo.

Minjtë aktualisht po trajnohen për të gjetur të mbijetuar në një zonë të simuluar fatkeqësie. Ata duhet së pari të lokalizojnë personin e synuar në një dhomë të zbrazët, të tërheqin një çelës në jelekun e tyre që shkakton një tingull dhe më pas të kthehen në bazë.

Ndërsa minjtë janë ende në fazat e hershme të trajnimit, APOPO po bashkëpunon me Universitetin e Teknologjisë të Eindhoven, për të zhvilluar një çantë shpine, e cila është e pajisur me një videokamerë, mikrofon me dy drejtime dhe GPS për të ndihmuar ekipet e shpëtimit të komunikojnë me të mbijetuarit.

APOPO ka trajnuar qen dhe minjë në bazën e saj në Tanzani për zbulimin e minave tokësore dhe tuberkulozit për më shumë se një dekadë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.