MOT I NXEHTË, NGA E MËRKURA PRITEN NDRYSHIME.

MOT I NXEHTË, NGA E MËRKURA PRITEN NDRYSHIME.

Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 22 gradë ndërsa maksimalja do të arrijë nga 34 deri në 40 gradë. UV=9

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me pak vranësira. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.

Moti do të qëndrojë shumë i nxehtë deri të mërkurën. Të mërkurën pasdite dhe të enjten gjatë ditës do të jetë e mot i paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, vetëtima, erëra të forta dhe kushte për breshër lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.