MOT ME DIELL DHE MË I NGROHTË ME VRANËSIRA TË VOGLA LOKALE

MOT ME DIELL DHE MË I NGROHTË ME VRANËSIRA TË VOGLA LOKALE

Sot në Maqedoni do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët nga jugu, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri mesatare perëndimore. Indeksi UV është 6.

Temperatura minimale e mëngjesit do të lëvizë nga 6 deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 23 deri në 31 gradë.

Në Shkup mot kryesisht me diell dhe me erë të dobët deri mesatare jugore. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 28 gradë.

Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e cila në pjesët perëndimore do të jetë nga perëndimi dhe do të intensifikohet për një kohë të shkurtër dhe nga juglindja përgjatë luginës së Vardarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.