MOTI ME DIELL DHE I NXEHTË, NË MBRËMJE RESHJE TË RRËMBYESHME LOKALE

MOTI ME DIELL DHE I NXEHTË, NË MBRËMJE RESHJE TË RRËMBYESHME LOKALE

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje në pjesët veriore dhe lindore do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe bubullima.

Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e një stuhie të shkurtra me erë të fortë dhe vetëtima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22 gradë ndërsa maksimalja prej 32 deri në 38 gradë Celsius. UV=9.

Me diell dhe nxehtë na pret edhe në Shkup. Nga fundi i ditës dhe në mbrëmje do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtëra. Temperatura minimale do të jetë rreth 19 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë Celsius.

Pasditen e së dielës parashikohet moti të jetë i paqëndrueshëm, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e fortë nga veriu e cila do të bëjë që temperatura ditore të bjerë prej 3 gradë  deri në 5 gradë Celsius, sidomos në pjesët veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.