MOTI SOT ME DIELL DHE I FTOHTË, NË MES TË JAVËS RRITEN TEMPERATURAT

MOTI SOT ME DIELL DHE I FTOHTË, NË MES TË JAVËS RRITEN TEMPERATURAT

Moti sot do të jetë me diell dhe kryesisht i ftohtë me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 12 gradë, thonë meteorologët.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare lokale dhe me erë nga verilindja. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 10 gradë. Të martën moti do të jetë me vranësira lokale veçanërisht në zonat lindore dhe verilindore ku do të ketë kushte për reshje lokale shumë të dobëta shiu dhe bore në zonat malore. Do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe verilindja. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 16 gradë.

Në ditët në vijim, gjegjësisht nga mesi i kësaj jave pritet rritje e temperaturave dhe depërtim i masës së nxehtë ajrore nga jugu, ndërsa do të mbajë mot kryesisht me diell, stabil dhe i thatë. Temperaturat maksimale atëherë në zonat do të kalojnë 20 gradë, përkatësisht do të rriten në intervalin prej 15 deri në 23 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.