MOTI SOT ME VRANËSIRA TË PJESSHME DHE RRESHJE NË VERIPERËNDIM NDËRSA NË LINDJE DIELL

MOTI SOT ME VRANËSIRA TË PJESSHME DHE RRESHJE NË VERIPERËNDIM NDËRSA NË LINDJE DIELL

Moti sod do të jetë pjesërisht i vranët, në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Në pjesët perëndimore në orët e paradites do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve afatshkurtëra të shiut, ndërsa në pjesën lindore do të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale ishte nga -1 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 10 deri në 17 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale në kryeqendër do të zbres në 5 gradë, ndërsa maksimalja në 16.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, në mëngjes me mjegull ose vranësira të ulëta nëpër lugina.

Të martën do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, në mëngjes me mjegull ose vranësira të ulëta nëpër lugina. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme.

Të  mërkurën do të mbajë mot me vranësira të lehta deri mesatare me periudha me diell. Në mëngjes do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta nëpër lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht jugperëndimore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.