MOTI SOT PARADITE ME DIELL, PASDITE ME RESHJE

MOTI SOT PARADITE ME DIELL, PASDITE ME RESHJE

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Pasdite, sidomos në zonat perëndimore dhe jugore moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperaturat gjatë ditës do të lëvizin nga 25 deri në 32 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në rreth 30 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.