NË MBARË BOTËN NË AKSIDENTE KOMUNIKACIONI HUMBIN JETËN RRETH 1,3 MILION NJERËZ

NË MBARË BOTËN NË AKSIDENTE KOMUNIKACIONI HUMBIN JETËN RRETH 1,3 MILION NJERËZ

Për kalimin e sigurt të rrugës kërkohet respektimi maksimal i rregullave të qarkullimit si nga këmbësorët ashtu edhe nga shoferët. Është e rëndësishme të dihet se në komunikacion nuk ka të drejtë absolute kalimi. Kjo do të thotë se automjetet janë të detyruara të lejojnë këmbësorët në vendkalimin e këmbësorëve por në të njëjtën kohë çdo këmbësor duhet të kalojë rrugën në vendkalimin e këmbësorëve pasi të sigurohet që mjetet që lëvizin në rrugë të jenë në gjendje të sigurt të ndalojnë, thonë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

Statistikat tregojnë se 25 për qind deri në 30 për qind të numrit të përgjithshëm të personave që humbin jetën në aksidente komunikacioni janë këmbësorë. Viteve të fundit, numri i këmbësorëve që kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni në Maqedoninë e Veriut është rreth 30 të vdekur dhe rreth 750 këmbësorë të lënduar.

OBSH ka bërë të ditur se çdo vit në mbarë botën humbin jetën në aksidente komunikacioni rreth 1,3 milionë njerëz, dhe rreth 50 milion lëndohen në aksidente komunikacioni. Ekziston stereotip se këmbësorët janë ndër pjesëmarrësit më të padisiplinuar në komunikacion dhe se nuk ka rregulla dhe rregullore për pjesëmarrjen e tyre në komunikacion. Kjo sjellje e shumë këmbësorëve, përmes shembullit personal përcillet edhe te fëmijët, kështu që shumë shpesh fëmijët – këmbësorët vuajnë në aksidente komunikacioni. Rrezik shtesë për sigurinë e këmbësorëve është sjellja e shoferëve të automjeteve, shumica e të cilëve nuk i respektojnë këmbësorët si pjesëmarrës të barabartë në komunikacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.