NË FLORIDA TË SHBA-VE NDALOHET ABORTI PAS JAVËS SË 15-TË EDHE NË RAST PËRDHUNIMI

NË FLORIDA TË SHBA-VE NDALOHET ABORTI PAS JAVËS SË 15-TË EDHE NË RAST PËRDHUNIMI

Guvernatori i Floridës Ron Desantis, ka nënshkruar një ligj që ndalon abortet pas javës së 15-të të shtatzënisë edhe në rastet e përdhunimeve dhe incestit. Florida i është bashkuar kështu shteteve konservatore që kanë ndaluar abortin.

Deri tani, Florida ishte një vend ku mund të vinin gratë nga jugu i Shteteve të Bashkuara ku abortet ishin të ndaluara. Tani më me këtë ligj kjo nuk do të jetë e mundur.

Sipas nismës së re ligjore nga një korriku aborti do të jetë i mundur vetëm nëse rrezikohet jeta e nënës ose nëse fetusi ka anomali të rënda. Por aborti nuk është i mundur as në rastin e fëmijëve që vijnë pas përdhunimit, incestit, apo trafikimit të qenieve njerëzore. Florida deri tani kishte lejuar abortet deri në javën e 24-të të shtatzënisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.