NJË PERSON VRAU TRE GRA DHE PLAGOSI TRE TË TJERA NË TIRANË

NJË PERSON VRAU TRE GRA DHE PLAGOSI TRE TË TJERA NË TIRNANË

Shqipëria është tronditur nga vrasje e 3 grave dhe 3 të tjera janë plagosura nga i njejti person, në më pak se një orë.

Dan Hutra, të mërkuren gjakftohtë dhe i armatosur u përlesh fillimisht me Marjana Gurakuqin ne Astir duke tentuar t’i marrë paratë duke e lënë atë të plagosur me thikë në dorë.  Më pas ai shkoi në banesën e familjes së ish bashkëshortes së tij Elena Hysës në zonën e kodër Kamzës ku qëlloi me breshëri drejt grave të familjes.

Dan Hudra është afruar në oborrin e banesës së familjarëve të ish-gruas së tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë pa jetë motrën e gruas dhe nusen e vëllait të saj dhe plagosi ish bashkëshorten dhe nënën e saj.  Gjakftohtë pasi kreu krimin ai u largua i armatosur me mjetin e tij Benz.

Pas disa orësh arratisje, është kapur dhe arrestuar autori i masakrës së trefishtë në Tiranë, Dan Hutra. Ai është kapur nga policia në Kombinat, ku fshihej prej më shumë se 6 orësh.

REAGON PRESIDENTI

Presidenti Bajram Begaj reagoi për ngjarjen e rëndë të ditës së sotme, ku mbetën të vrara tre gra dhe u plagosën tre të tjera.

Begaj tha se fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave, nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ndërsa kërkoi që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit

“Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tre gra janë vrarë e tre të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave! Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme”, tha Begaj.

Ai u kërkoi organeve ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit.

“Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”, deklaroi Presidenti Begaj.

REAGON KRYETARJA E KUVENDIT

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme, në Kamzë, ku mbetën të vrara tre gra dhe u plagosën tre të tjera.

“Nuk gjej fjalë të ngushëlloj familjet e grave që u morën jetën tragjikisht! Ngjarja e sotme shumë e rëndë në Kamzë, vrasja e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave, duhet të na bëjne të reflektojmë dhe të vihemi të gjithë në lëvizje”, tha Nikolla.

Sipas saj, dështimi në parandalimin e këtij krimi të rëndë është një alarm për të gjitha agjencitë ligjzbatuese, institucionet, komunitetin, shoqërinë.

“Sistemi i drejtësisë që, siç rezulton, i ka dhënë një krimineli e dhunuesi një dënim qesharak. Institucionet që nuk kanë vepruar, ndërkohë që vrasësi, me një histori të njohur e të gjatë kriminale, e trajtonte të fejuarën si skllave dhe në sy të komunitetit. Dështimi në parandalimin e këtij krimi të rëndë është një alarm për të gjitha agjencitë ligjzbatuese, institucionet, komunitetin, shoqërinë. Ligjet ndoshta duhen ashpërsuar”, u shpreh Nikolla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.