GJUHA E URREJTJES I DEMOTIVON GRATË NË POLITIKË

KOMENTET FYESE I DEMOTIVOJNË GRATE NË POLITIKË

Komentet që fyejnë, nënçmojnë dhe degradojnë gratë, kryesisht politikane, duke i portretizuar ato si objekt seksual, jo vetëm që cenojnë dinjitetin dhe qetësinë mendore të grave, por ngjallin frikë, nxisin padurim dhe demotivojnë vajzat e reja për t’u përfshirë në politikë.

Kështu u tha në Konferencën “Gratë në politikë – Gjuha e urrejtjes, një hije dekurajuese”, që u organizua nga MPPS, si paralajmërim për karavanin  “E zëshme dhe e guximshme”, që ka për qëllim fuqizimin e grave.

“Realiteti i trishtuar është se vetëm disa gra arrijnë majat, sepse janë të dekurajuara që të vazhdojnë karrierën e tyre në politikë. Pjesëmarrja e gruas në politikë dhe në jetën shoqërore në përgjithësi kontribuon në një cilësi më të mirë të jetës dhe një shoqëri më të suksesshme. Ky vend nuk ka pasur asnjëherë presidente apo kryeministre femër. Le ta ndryshojmë këtë!”, – deklaroi  shefi i misionit të OSBE-së, Kilian Val.

Përgjigja më e qartë ndaj kërcënimeve të tilla është ratifikimi i Konventës së Stambollit, tha ministrja e Punës dhe Politikës sociale, Jovanka Trençevska.

“Do të ndaj me ju konkluzionin tim personal se sa herë që unë mbështes një ide progresive, politika reformuese, aq më shumë gjuha e urrejtjes është më e ashpër dhe sulmi ndaj meje ishte më i fortë. Por, për disa gra gjuha e urrejtjes i demotivon.”, theksoi  ministrja e Punës dhe Politikës sociale, Jovanka Trençevska.

Ismail Kamberi, kryetar i Komisionit për Parandalim, theksoi se për momentin Komisioni nuk ka shumë ankesa për mbrojtjen nga diskriminimi i grave në politikë, por inkurajon të gjithë që të paraqesin ankesa në çdo kohë.

“Komisioni është duke punuar në mënyrë aktive dhe ka lidhur memorandume bashkëpunimi për gjuhën e urrejtjes dhe fjalën shqetësuese në mediat tradicionale me palët e interesuara dhe institucionet e kontrollit. Çdo vit komisioni realizon aktivitete parandaluese për gjuhën e urrejtjes.”, – u shpreh Ismail Kamberi.

Në kuvendin e RMV-së janë 51 deputete nga gjithsej 120, ndërsa në pushtetin lokal, pjesëmarrja e grave është 36 % por vetëm disa gra arrijnë majat e politikës, u than ë conferencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.