OBSH:COVID-19 ËSHTË ENDE NJË EMERGJENCË GLOBALE

OBSH:COVID-19 ËSHTË ENDE NJË EMERGJENCË GLOBALE

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se Covid-19 është ende një emergjencë globale edhe pas u paraqit për herë të parë para më shumë se dy viteve.

Komiteti i Emergjencave i përbërë nga ekspertë të pavarur, në një deklaratë theksoi se rritja e numrit të rasteve, evolucioni i vazhdueshëm i virusit dhe presioni mbi shërbimet shëndetësore në shumë vende tregojnë se situata është ende emergjente.

Numri i rasteve të raportuara në OBSH është rritur me 30 për qind në dy javët e fundit megjithëse rritja e imunitetit të popullatës, kryesisht falë vaksinave, ka ulur ndjeshëm shtrimet në spital dhe vdekjet”, thuhet në një deklaratë të bordit.

Covid-19 është larg përfundimit. Ndërsa virusi po na shtyn, ne duhet ta shtypim atë, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale për shtyp në Gjenevë.

Për shkak të Covid-19 më 30 janar të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli fillimisht nivelin më të lartë të alarmit, i njohur si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Një vendim i tillë mund të ndihmonte në përshpejtimin e kërkimit, financimit dhe masave ndërkombëtare të shëndetit publik për të luftuar sëmundjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.