KOVID 19:NË SHQIPËRI VAZHDON TRENDI I RRITJES SË INFEKTIMEVE TË REJA

KOVID 19:NË SHQIPËRI VAZHDON TRENDI I RRITJES SË INFEKTIMEVE TË REJA

Në Shqipëri vijon trendi i rritjes së rasteve të reja me Covid-19 ku në 24 orët e fundit virusi është konfirmuar në 46.3 për qind të të testuarve që është incidenca më e lartë në muajt e fundit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.

“Nga 2623 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 1215 të prekur që është 46.3 për qind e të testuarve. Në listën e të shëruarve janë futur 646 ndërsa dy persona kanë vdekur në moshën 45 dhe 84 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Aktualisht janë 6226 pacientë aktivë me këtë sëmundje dhe 27 pacientë janë në trajtim spitalor. Një rritje e infektimit ka qenë e pranishme që nga fillimi i këtij muaji, kur mesatarisht ka rreth 800 infeksione të reja në ditë. Siç konfirmohet nga Komiteti Kombëtar i Ekspertëve për Ballafaqimin me Pandeminë, varianti BA5 po qarkullon në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.