PARADITE ME VRANËSIRA, PASDITE ME SHI

PARADITE ME VRANËSIRA, PASDITE ME SHI

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me erë të dobët deri mesatare, herë pas here të fortë nga jugu.

Reshjet do të fillojnë pasdite, fillimisht në pjesët perëndimore, të cilat në mbrëmje dhe gjatë natës do të përhapen në mbar vendin.

Në Shkup me vranësira të pjesshme, pasdite dhe në mbrëmje me reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura ditore në Shkup do të jetë 22 gradë Celsius, Mavrovë 16, Ohër dhe Manastir 23, Kriva Pallankë 22, Berovë 22, Kavadar 25, Dojran 26.

Edhe gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në Shkup vranësira dhe e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 14 deri në 23 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.