PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI NË TURQI DHE SIRI KRYQI I KUQ I RVM-SË NJOFTON SE JANË GRUMBULLUAR 27.909.130 DENARË

PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI NË TURQI DHE SIRI KRYQI I KUQ I RVM-SË NJOFTON SE JANË GRUMBULLUAR 27.909.130 DENARË

Kryqi i Kuq i RVM-së njoftoi se përmes linjave të tyre donatore dhe Fondit të Solidaritetit deri të matën janë mbledhur gjithsej 27.909.130 denarë për ndihmë për të prekurit nga tërmeti katastrofal në Turqi dhe Siri.

– Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë ndihmë monetare në: llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RSM: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Komercijalna banka me shënimin: ndihmë për popullatën në Turqi dhe Siri, si dhe për të dhuruar 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400.

Përveç ndihmës financiare, personat juridikë dhe fizikë mund të dhurojnë edhe të mira materiale sipas listës së bashkëngjitur të nevojave për të ndihmuar popullatën e prekur, dërguar nga shteti turk dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e cila përfshin çadra familjare dimërore, batanije, ngrohëse elektrike, ngrohës me gaz, thasë gjumi, karrige të palosshme, komplete kuzhine, si dhe produkte ushqimore dhe higjienike sipas standardeve të ndihmës humanitare.

Kryqi i Kuq thekson se të gjitha sendet e dhuruara duhet të jenë të reja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.