QYTETI KINEZ TIANJIN SYNON TESTIMIN E 14 MILION NJERËZVE BRENDA 24 ORËSH

QYTETI KINEZ TIANJIN SYNON TESTIMIN E 14 MILION NJERËZVE BRENDA 24 ORËSH

Qyteti port kinez Tianjin synon testimin e 14 milionë banorëve brenda 48 orëve pas zbulimit të 20 rasteve me Covid. Banorët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi derisa të testohen dhe duhet të kthejnë një rezultat negativ për të marrë lejen shëndetësore të nevojshme për të përdorur transportin publik. Nga 20 rastet e zbuluara, dy janë varianti shumë i transmetueshëm i Omicron. Kina po ndjek një politikë zero-Covid, dyke synuar të zhdukë sëmundjen në komunitet.

Ndryshe nga pjesët e tjera të botës, të cilat janë hapur pas fushatave të vaksinimit, Kina i është përgjigjur numrit të vogël të rasteve lokale me testime masive dhe bllokime të rrepta. Autoritetet janë nën presion nga Viti i Ri kinez më 1 shkurt, kur udhëtojnë miliona njerëz, si dhe Lojërat Olimpike Dimërore që fillojnë disa ditë më vonë. Qyteti pritës Pekini është vetëm 115 km (70 milje) nga Tianjin. Organizatorët e Lojërave Olimpike po operojnë një “qark të mbyllur”, në të cilin pjesëmarrësit e lojërave mund të largohen vetëm nëse hyjnë në karantinë ose largohen nga vendi. Banorët e Pekinit janë këshilluar të shmangin afrimin e automjeteve të përdorura për të transportuar njerëzit drejt dhe nga lojërat.

Në Tianjin, ka radhë të mëdha njerëzish që presin të testohen. Ndërsa qytetet Xi’an dhe Yuzhou, janë të dyja nën izolim që nga fundi i muajit të kaluar, njofton BBC NEWS, përktheu dhe përshtati Ajo.mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published.