RMV PO PËRBALLET ME TENDENCA DEMOGRAFIKE NEGATIVE

RMV PO PËRBALLET ME TENDENCA DEMOGRAFIKE NEGATIVE

RMV po përballet me tendenca demografike negative, prandaj Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke punuar për një dokument të ri strategjik për politikat demografike.

Qëllimi është të sigurohen kushtet për planifikimin familjar, për t’i dhënë fund jopjellshmërisë, dhunës me bazë gjinore dhe martesave të fëmijëve. Fertiliteti në RMV është nën nivelin e riprodhimit.

“Të inkurajojmë mendime pozitive për vendime të qëndrueshme, në të cilat të drejtat e njeriut do të kenë vend prioritar. Të kontribuojmë për të kuptuarit më të mirë të kompleksitetit të temës, si dhe për atë se sa është e rëndësishme të punojmë së bashku për vendimet, pra së bashku  me politikbërësit, qytetarët, sektori privat, institucionet akademike, si dhe aktorët tjerë.”, thot shefja e Zyrës së UNPFA-së në Shkup, Afërdita Shala.

Regjistrimi i fundit tregoi se popullsia në vendin tonë po plaket me shpejtësi. Në gati dy dekada, popullsia e përgjithshme është ulur me rreth 10 %.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.