RRITEN RASTET E REJA ME KOVID 19, NË RMV 4305 RASTE AKTIVE.

NË RMV 4305 RASTE AKTIVE ME KOVID 19

Në Maqedoninë e Veriut numri I rasteve aktive me Kovid 19 është rritur në 4.305. Nga data 22 deri më 24 korrik prej 2.989 të testuar janë regjistruar 1261 raste të reja me “Covid 19”, gjysma e të cilëve apo 572 janë regjistruar vetëm në Shkup, derisa 295 janë riinfektime.

Brenda këtyre te ditëve janë regjistruar 1.085 të shëruar dhe katër të vdekur një 69 vjeçar nga Shkupi, një 80 vjeçar nga Prilepi, një 83 vjeçar nga Velesi dhe një 84 vjeçar nga Manastiri. Raportohen edhe për dy të vdekur nga “Termini im”, njëri prej të cilëve më 1 Korrik dhe tjeri më 26 Qershor.

Mjekët amë thonë se ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve pozitive me Kovid 19 në vend. Kjo ka bërë që pacinetët të vërshojnë ambulantat. Brenda një dite kontrollohen rreth 100 pacientë thotë mjekja Ankica Stanoevska. Pjesa më e madhe që kërkojnë ndihmë mjeksore nga mjekët amë janë pikërisht pacient me Kovid 19.

“Një numër i madh i pacientëve kanë temperaturë të lartë nga 38 deri në 40. Poashtu shenja tjera janë vjellje, kokëdhembje, marramendje apo edhe kolaps. Në mëngjes kishim disa pacient me kolaps, por shumica kanë simptoma të lehta respiratore.”, thotë mjekja Ankica Stanoevska.

Njëherit në vend janë regjistruar edhe variante të reja të virusit korona. Sipas metodës se sekuencionimit të Institutit të Shëndetit Publik, 35 raste u evidentuan të variantit të Omicron BA.4 dhe BA.5.

Leave a Reply

Your email address will not be published.