MOTI SOT: PASDITE I PAQËNDRUESHËM ME RESHJE LOKALE TË RRËMBYESHME SHIU, BUBULLIMA DHE ERË TË FORTË

MOTI SOT: PASDITE I PAQËNDRUESHËM ME RESHJE LOKALE TË RRËMBYESHME SHIU, BUBULLIMA DHE ERË TË FORTË

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, vetëtima, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë celsius. UV=9

Në Shkup me diell me vranësira të vogla, në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje jostabile me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë Celsius.

Ditën e enjte prej mesditës do të jetë e paqëndrueshme në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar.

Më pas në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell por në orët e pasdites me paraqitje të izoluar me vranësira të paqëndrueshme, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Leave a Reply

Your email address will not be published.