SHKUPI MBRËM ISHTE NË VENDIN E DYTË NË BOTË PËR NIVELIN E NDOTJES

Niveli i ndotjes në kryeqendrën e vendit mbrëmë ishte në nivel tejet të lartë, duke e radhitur Shkupin në vend të dytë për nivelin e ndotjes menjëherë pas Delhit në Indi në listën e air visual.

Nga Ministria e Ambientit kanë thënë se analizat e tyre flasin se një nga shkaqet e nivelit të lart të ndotjes së ajrit në Shkup është mënyra e ngrohjes së amvisërive, që vlerësohet të jetë të paktën 32%. Në periudhën e dimrit niveli i grimcave PM10 sipas stacioneve matëse në kryeqendër arrijnë në 10 herë më shumë nga e lejuara.

Ajri i ndotur është edhe në Tetovë dhe Kumanovë, derisa sipas stacioneve matëse të Ministrisë së Mjedisit ajri në Gostivar, Veles, Kavadar, Strumicë, Gjevgjeli dhe Koçan është mesatarisht i ndotur. Disa pjesë të Manastirit dhe Kërçovës janë me ndotje të ulët./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.