MJEGULLA PO VËSHTIRËSON KOMUNIKACIONIN NË DISA AKSE RRUGORE

Në disa akse rrugore të vendit ka mjegull prandaj ka kufizim të pamjes nga 50 – 100 m. Në rrugën Shkup- Katllanovë, si dhe në aksin Hipodrom-Qarkorja e Shkupit- Kondovë, ku pamja është e kufizuar në 50m. Në aksin Shtip-Shën Nikollë-Kumanovë dukshmëria është nga 80 deri në 100m.

Në aksin Shën Nikollë-Miladinovc në kilometrin e 10 para Miladinovcit, për shkak të një shembjeje të madhe komunikacioni është orientuar vetëm në një lentë në një gjatësi prej 150 metrash. Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se përveç mjegullës komunikacioni po zhvillohet në kushte lagështie prandaj duhet kujdes I shtuar I shoferëve.

Po ashtu në vendkalime në pjesën e RMV-së nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Derisa të gjithë vozitësit duhet ta kenë parasysh se prej 15 nëntorit të vitit 2021 e deri më 15 mars 2022 në fuqi është obligimi për mbajtjen e pajisjeve dimërorë në automjete, pa marr parasysh gjendjen momentale të motit./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.