FEMRAT E BURGOSURA NË RMV JANË TË DISKRIMINUARA

FEMRAT E BURGOSURA NË RMV JANË TË DISKRIMINUARA

Komisionit për Parandalimin e Diskriminimit, kohë më parë ka konstatuar se të burgosurat femra janë të diskriminuara pasi nuk i gëzojnë të njëjtat të drejta si të burgosurit meshkuj.

Misnitri  drejtësisë Krenar LLoga thot se është formuar një grup i punës i cili është duke punuar dhe do të ketë zgjidhje brenda 30 ditësh. “Besoj se brenda një muaji do të kemi një zgjidhje adekuate për atë çështje”, tha Lloga.

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi ka konstatuar se ish ministreja e brendëshme Gordana Jankulloska, si e dënuar është diskriminuar në burgun e Idrizovës në Shkup, ku po vuan dënimin me burg prej 4 vitesh.

Komisioni konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë nga ana e Entit për Ekzekutimin e Sanksioneve ndaj të dënuarës femër.

Kërkuesi femër është në pozitë më pak të favorshme në krahasim me të dënuarit meshkuj sa i përket shfrytëzimit të një pjese të të drejtave të personave të dënuar, të parapara me nenin 218 të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, thuhet ndër të tjera në raportin e Komisionit.

Për shembull të burgosurës Jankulloska i janë refuzuar vizitat jashtë institucionit, pushimet dhe angazhimi në punë, të cilat i shfrytëzojnë të burgosurit meshkuj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.