TRE ANËTARËT E NJË FAMILJEJE NXIRREN TË GJALLË 296 ORË TË VARROSUR NËN RRËNOJA

TRE ANËTARËT E NJË FAMILJEJE NXIRREN TË GJALLË 296 ORË TË VARROSUR NËN RRËNOJA

Dëshira për të jetuar tejkalon të gjitha vështërsitë. Kjo u dëshmua edhe 13 ditë pas tërmetit shkatërruese në Turqi, ku ekipet e shpëtimit ende po xjerrë të mbijetuar nga rrënojat.

Një çift dhe fëmija i tyre 12-vjeçar u shpëtuan nga qyteti turk Antakya, i cili u godit rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit. Tre anëtarët e kësaj familje kaluan 296 orë nën rrënoja, por për fat të keq, raportet thonë se fëmija iu nënshtrua plagëve të marra dhe ndrroi jetë në spital.

Të mbijetuarit rrëfejnë për ditët e kaluara të varrosura për së gjalli nën tokë dhe shpresa se ata do të shohin sërish dritën e ditës. Shtatëmbëdhjetë vjeçari Taha Erdem kujton momentet kur ka regjistruar videon e fundit nën rrënoja si mesazh lamtumire.

“Kur u ngrita dhe rashë sërish nga lëkundjet, kuptova se po ndodhte një tërmet. Ndërtesa jonë u shemb në sekondën e 7-të ose të 10-të. ndërsa vrapova drejt derës, isha tashmë nën rrënoja. Teksa po regjistroja videon, pasgoditjet po ndodhnin ende, çatia po më shembet gjithnjë e më shumë. Arsyeja pse e incizova videon ishte teksa po më afrohej çatia, mendova se do të vdisja”, tha 17-vjeçari Taha.

Nëna e Tahës thotë se pas shembjes së ndërtesës, tre fëmijët kanë mbetur të bllokuar me të nën rrënoja, ndërsa ajo nuk dinte asgjë për Tahën. Ajo nuk pushoi së thirruri, por nuk mund ta dëgjonte për të ditur nëse ai ishte gjallë. Ajo u lut që nëse ata do të vdisnin të paktën djali I tyre Takha të jetonte. “I thyen rrënojat me çekiç dhe na nxorrën jashtë dhe shkuam te motra ime. Shkuam në shtëpinë e motrës sime dhe taha ishte atje. Bota ishte e imja në atë moment. Nuk kam gjë tjetër veç fëmijëve të mi”, thotë Zeliha Erdem, nëna e Tahës.

Edhe një 34-vjeçar i quajtur Mustafa Avci, është nxjerrë i gjallë nga rrënojat 261 orë pas tërmetit. Ai doli i gjallë nga rrënojat e spitalit privat që u shemb nga tërmeti në Hatay.

Sakaq, momenti i takimit të tij me gruan dhe vajzën e cila kishte ardhur në jetyë pikërisht ditën e tërmetit, është bërë viral në rrjet.

Në një prononcim për mediat Turke, Mustafa thotë se gjatë kohës që ai ishte për 12 ditë në rrënoja mendoi se jeta e tij kishte mbaruar dhe vdekja ishte më se e sigurt.

Por ekipit e shpëtimit mundën ta nxirrnin të gjallë duke e çuar në spital, ku ai takoi dhe vajzën e porsalindur.

“Nuk kisha shpresë. Mendova se familja ime vdiq. Nuk bëra asnjë përpjekje për të shpëtuar, isha nën rrënojat. Tani më duket sikur kam lindur sërish. Jam shumë i lumtur që kam kthyer familjen time. Nuk mund ta besoja se do të dilja përsëri. Mendova se kisha humbur nënën, babanë, të gjithë.

Gruaja ime, fëmija im, mendova se të gjithë kishin vdekur. Zoti i bekoftë të gjithë, të gjithë ishin shumë të interesuar. Jam shumë i lumtur, sikur kam lindur sërish. Përjetova edhe parajsën edhe ferrin në 12 ditë. Por fatmirësisht jemi bashkuar dhe familja jonë është kompletuar”, tha ai.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke vazhduar punën në Hatay. Së fundmi u shpëtuan të gjallë nga rrënojat 34-vjeçari Mustafa Avcı dhe 26-vjeçari Mehmet Ali Şakiroğlu.

Nga tërmeti në Turqi dhe Siri humbën jetën mbi 45 mijë persoan, prej të cilve 40 mijë e 642 vetëm në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.