VENDI NË FAZËN PORTOKALLI NGA I NXEHTI

VENDI NË FAZËN PORTOKALLI NGA I NXEHTI

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla në rajonin malor perëndimor dhe në lindje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 35 deri në 41 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 39 gradë.

Sipas meteorologëve deri të mërkurën zona e vendit do të vijojë të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës. Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të mbetet aktiv në të gjithë territorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.