ZVICRA LARGON MASAT KUNDËR KOVID 19

ZVICRA LARGON MASAT KUNDËR KOVID 19

Prej sot 1 prill 2022, në Zvicër largohen të gjitha masat kundër përhapjes së Covid-19. Qytetarët s’do të jenë më të detyruar të bartin maska në transportin publik, në restorante, kinema dhe dyqane. Këshilli Federal i Zvicrës arsyetoi heqjen e masave me “nivelin e lartë të imunizimit të popullatës”, derisa së javët e fundit u tha se s’ka pasur rritje të numrit të pacientëve me Covid-19 të shtrirë në kujdesin intensiv.

“Ka pak gjasa që shëndeti publik të rrezikohet në muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

“Unë mendoj se pas dy vjetësh në gjendje krize, është koha e duhu për t’i dhënë fund masave”, tha Ministri i Shëndetësisë, Alian Berset.

Për masa kundër koronavirusit në varësi të situatës do të mund të vendosin kantonet në veçanti. Testet për Covid-19 do të vazhdojnë të jenë falas, derisa ata që kanë simptome do të duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.