TË PAKTËN 148 FËMIJË JANË VRARË NË UKRAINË

TË PAKTËN 148 FËMIJË JANË VRARË NË UKRAINË

Autoritetet ukrainase thonë se të paktën 148 fëmijë janë vrarë në sulmet ruse që nga fillimi i pushtimit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se rusët kanë lëshuar 1370 raketa dhe kanë shkatërruar 15 aeroporte të Ukrainës që nga 24 shkurti.Më shumë se 10 milionë ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe rreth katër milionë kanë ikur në vendet fqinje si refugjatë, tha ministria.

Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, më shumë se 1100 civilë, përfshirë fëmijë, janë vrarë në luftë deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.