100-VJEÇARJA VËRTETON SE MOSHA ËSHTË THJESHT NJË NUMËR- VIZITON AKTIVISHT PALESTRËN

100-VJEÇARJA VËRTETON SE MOSHA ËSHTË THJESHT NJË NUMËR- VIZITON AKTIVISHT PALESTRËN

Edna Sheppard vërteton se mosha është thjesht një numër.  100-vjeçarja shkon në palestër 3 herë në javë dhe vazhdon të jetë aktive fizikisht në këtë moshë. Australiania rregullisht viziton palestrën prej 40 vitesh dhe nuk mungon asnjëherë. Madje ajo ngre pesha duke mbajtur 5 kg në secilën dorë.

“Më pëlqen shumë të stërvitem, më bën të ndihem mirë. Është shumë e rëndësishme që të mbash trupin në lëvizje”, thotë Edna për “Daily Mail”.

“E nisa palestrën duke çuar burrin, pasi doli në pension. Nuk doja që të më rrinte kot në shtëpi gjithë ditën dhe e regjistrova në palestër. Vendosa që të shkoja edhe vetë pastaj”, shton 100-vjeçarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.