“AJO E DENONCOI ATË, POR GJITHSESI E VRANË”

“Ajo e denoncoi. Por askush nuk e besoi. Por ajo mbeti vetëm. Por ajo nuk u mbrojt. Por ai nuk u arrestua. Por gjithsesi e vranë. “

Artisti AleXsandro Palombo në veprën e tij të fundit ka pasqyruar synimin për rritjen e ndërgjegjes për viktimat e dhunës të cilat janë akoma në çdo sferë të jetës dhe shoqërisë sonë. Në fotografi duken politikanet e famshme të portretizuar si viktima në ekspozitën kundër dhunës seksuale si Ursula von der Leyen, Letizia Ortiz, Christine Lagarde, Kamala Harris, Kate Middleton, Marine Le Pen dhe Anne Hidalgo. Artisti italian nisi fushatën në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave në Sheshin Los Alcázares.

Fushata e artit të rrugës është shumë e kapshme nga më shumë persona dhe zgjon ndërgjegjen për të denoncuar, vetëdijesuar dhe për të vazhduar ta tërheqë vëmendjen ndaj një problemi global që vret dhjetëra mijëra gra në mbarë botën çdo vit.

“Sot, kur dhuna ndaj grave është në kulmin e saj, AleXsandro Palombo po rinis debatin me një stil të ngjashëm me vitin 2019: gra të profilit të lartë si Ursula von der Leyen, Christine Lagarde, Marine Le Pen, Anne Hidalgo, Kamala Harris, Kate. Middleton dhe Letizia, mbretëresha e Spanjës, me fytyrë të gjakosur të cilat shprehnin njëkohësisht urgjencën e situatës për të gjitha gratë, por edhe për më të “fuqishmet” nga ato, që njësoj si të tjerat mund të vdesin nga goditjet e burrit.

Nëpërmjet këtyre portreteve tronditëse por edhe mbishkrimet: “Ajo e denoncoi. Por askush nuk e besoi. Por ajo mbeti vetëm. Por ajo nuk u mbrojt. Por ai nuk u arrestua. Por gjithsesi e vranë. “, AleXsandro Palombo na kujton me forcë dhe mprehtësi të vërtetën e zhveshur të dhunës së vuajtur nga gratë në Evropë dhe në mbarë botën.

Gazetar D.K.

Leave a Reply

Your email address will not be published.