ASHMAA:  MEDIAT NUK KANË POLITIKË GJITHËPËRFSHIRËSE PËR BARAZINË GJINORE

ASHMAA:  MEDIAT NUK KANË POLITIKË GJITHËPËRFSHIRËSE PËR BARAZINË GJINORE

Mediat private dhe servisi publik nuk kanë politikë gjithëpërfshirëse për barazi gjinore, ndërsa disa nga ato kanë siguruar reprezentim proporcional të gazetarëve në programin e tyre informativ. Kështu thuhet në konkluzat e analizës që u prezantua në takimin publik të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA).

Igor Micevski nga Instituti RESIS, theksoi se pasqyra e përgjithshme në domenin kryesor të sistemit mediatik tregon dominimin e burrave në krahasim me gratë në programet sportive. Analiza tregon se redaksitë sportive nuk kanë “politikë redaktuese senzitive”, duke treguar se lojërat olimpike kanë sjell deri në rritjen e pranishme të sporteve në konkurrencën për femra në programe.

Gjatë kohës së Lojërave Olimpike ka rritje të mbulimit të sporteve në konkurrencën për femra për 20 për qind, që në thelb, sipas Miceskit, është rritje e madhe por kjo nuk është e mjaftueshme për të bërë barazi të plotë gjinore./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.