ASNJË RAST VDEKJEJE NË 24 ORËT E FUNDIT-KOVID 19

ASNJË RAST VDEKJEJE NË 24 ORËT E FUNDIT-KOVID 19

Në 24 orët e fundit nga 1652 teste të realizuara janë regjistruar 115 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive 23 raste janë riinfektime. Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë vdekje edhe në regjistrin e personave të vdekur nga Termini Im.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.413, numri i të shëruarve është 300.532, numri i të vdekurve është 9.287 dhe numri i rasteve aktive është 594.

Leave a Reply

Your email address will not be published.