BËHET I DETYRUESHËM VAKSINIMI PËR 50 VJEÇARËT NË ITALI

BËHET I DETYRUESHËM VAKSINIMI PËR 50 VJEÇARËT NË ITALI

Autoritetet Italiane kanë miratuar dekretin i që e ka bërë vaksinimin të detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç. Personat mbi 50 vjeç që nuk do të pranojnë të vaksinohen deri në datë 1 shkurt do të paguajnë një gjobë prej 100 eurosh. Kontrollet për personat që nuk do të pranojnë të vaksinohen mund të bëhen nga mjekët e përgjithshëm dhe regjistri i vaksinimit.

Detyrimi për tu vaksinuar do të jetë për të gjithë punonjësit e sektorit privat dhe publik të gjitha kategorive që janë mbi 50 vjeç. Për të gjithë personat që nuk do të respektojnë ligjin dhe do të mungojnë për 5 ditë në punë do të pezullohen pa të drejtë rroge, por nuk do të merren masa disiplinore. Ata që do të gjenden pa të ashtuquajturin “green pass” mund të gjobiten nga 600 euro deri në 1500 euro. Kompanitë private dhe publike që nuk do të respektojnë rregullat e “green pass” do të gjobitën nga 400 euro deri në 1000 euro. Ata që do të kenë tre gjoba për këtë shkelje në tre ditë të ndryshme rrezikojnë që t’iu mbyllet aktiviteti për 10 ditë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.