ÇDO I TRETI I RI DËSHIRON TË LARGOHET VENDI

ÇDO I TRETI I RI DËSHIRON TË LARGOHET VENDI

Çdo i treti i ri dëshiron të largohet nga Maqedonia e Veriut, tregon hulumtimi i Agjencisë për Rini dhe Sport i kryer në periudhën Janar-Mars 2022 në nivel vendi. Në hulumtim kanë marrë pjesë 1200 të anketuar.

“Dëshirën më të madhe për shpërngulje e kanë të rinjtë nga rajoni lindor, ndërsa më pak të rinjtë nga rajoni i Pollogut. Arsyeja për këtë është pakënaqësia me sistemin arsimor dhe mungesa e mësimdhënies praktike. Të rinjtë besojnë se cilësia e jetës mund të përmirësohet përmes arsimimit të mirë, mundësive të punësimit dhe reduktimit të korrupsionit”, thuhet në studim.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se 68.4 për qind e të anketuarve kanë qëndrim negativ ndaj arsimit dhe gati 30 për qind e shohin problemin tek stafi mësimdhënës, të cilin e konsiderojnë të pakualifikuar dhe të painteresuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *