COVID-19 NUK DO TË ZHDUKET KURRË, THONË EKSPERTËT IZRAELIT

COVID-19 NUK DO TË ZHDUKET KURRË, THONË EKSPERTËT IZRAELIT

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë izraelite, profesor Nahman Ash, tha se Covid-19 nuk ka gjasa të zhduket pasi lloji i ri Omicron BA.2 vazhdon të përhapet në mbarë botën. “Virusi Korona i sapo zbuluar” nuk është zhdukur dhe ndoshta nuk do të zhduket”, tha Ash.

Nënlloji omicron, i cili besohet të jetë edhe më ngjitës se omikroni tashmë shumë ngjitës ende përfaqëson një numër të vogël rastesh në Izrael.

– Variantet e reja do të shfaqen vazhdimisht. “Është e rëndësishme të përpiqemi të jemi të përgatitur, të monitorojmë infektimet e reja dhe të vlerësojmë se sa të rrezikshme mund të jenë ato”, tha drejtori i përgjithshëm i ministrisë izraelite.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë nga rreth 182,000 teste të realizuara u regjistruan rreth 44,000 raste të reja të virusit korona në Izrael të hënën dhe kjo në përqindje i bie të jetë 24 për qind. Kjo është java e 36-të me radhë që vendi diagnostikohet me më shumë se 10,000 raste të infektimit në ditë, sipas mediave izraelite.

Që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar gati 1.876.000 raste të reja të infektimit dhe 282 persona kanë vdekur nga komplikimet e shkaktuara nga virusi që nga fillimi i shkurtit. Numri më i madh i vdekjeve në valën omicron u regjistrua të martën e javës së kaluar, 59 fatalitete. Që nga fillimi i pandemisë në Izrael kanë vdekur 9,226 njerëz.

Më shumë se 673,000 izraelitë kanë marrë dozën e katërt të vaksinës kundër virusit korona, rreth 4,450,000 morën tre doza dhe pak më shumë se 6,100,000 morën dy doza në një popullsi totale prej 9.4 milion banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.