DOLLARI MUND TË SHNDËRROHET NË PARA DIGJITALE

DOLLARI MUND TË SHNDËRROHET NË PARA DIGJITALE

Derisa teknologjia vazhdon të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit jetojnë, punojnë dhe shpenzojnë, bankat qendrore anembanë globit kanë nisur përpjekjet për të ri shpikur monedhat e tyre lokale për epokën digjitale. Tani, Shtetet e Bashkuara janë të fundit që sinjalizojnë “urgjencën” në kërkimin e një versioni të mundshëm digjitale të dollarit të tyre nëpërmjet një monedhe digjitale të Bankës Qendrore, ose CBDC.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë për nga prodhimi i brendshëm bruto, lancoi me lehtësi renminbi-në e saj digjitale në janar dhe CBDC tashmë krenohet me më shumë se njëqind milionë përdorues. Gjithsesi, rreth 100 vende po eksplorojnë CBDC-të në një nivel ose në një tjetër, tha drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva gjatë fjalimeve në qendrën e David Yermack, kryetar i departamentit të financave në Stern School of Business të Universitetit të Nju Jorkut, i tha CNN Business se tani është “e pashmangshme që e gjithë bota të lëshojë para në këtë mënyrë”.

Në Shtetet e Bashkuara, pandemia nxiti kërkesën për metoda pagese pa para dhe shumë investitorë të Main Street kanë përqafuar kriptovalutat si bitcoin dhe ethereum, duke i bërë presion qeverisë që të mos mbetet prapa në trend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.